“Nami” në rrjet, partneri i Halle Berry poston foto nudo të saj

Aktorja e njohur amerikane, Halle Berry po bën xhiron e rrjetit me një postim të fundit në Instagram. Në Ditën Ndërkombëtare të Nënës, Van Hunt, i cili ka qenë çift me aktoren Hollywood-iane vitet e fundit, ka postuar një foto të saj në ballkon.

Në foto, Berry pozon topless me shpinë të kthyer nga rruga dhe kamera. Hunt jo vetëm që zgjodhi të postonte foton, ai nuk mbuloi as zonat intime të partneres së tij.

Në komente, disa e lavdëruan atë për admirimin e tij për Halle Berry. Por shumë reaguan, si për postimin e tij për Ditën e Nënës, ashtu edhe për faktin që ai nuk mbuloi të pasmet e zhveshura të Berry-t. Nuk kanë munguar komentet edhe kundër aktores, e cila kohët e fundit po pozon gjithnjë e më shpesh e zhveshur.

 


Shtuar 13.05.2024 11:36