E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën e saj pasi u zgjua në një fluturim të Delta Air Lines nga Puerto Vallarta, Meksikë, në Seattle, sipas dokumenteve të gjykatës federale të marra nga FOX 10 .

Në dokument thuhej se kur u zgjua vajza, nëna i bërtiti asaj “mbylle gojën”, ku pasagjerët e tjerë i erdhën në mbrojtje vogëlushes. Nëna më pas u tha pasagjerëve, që të shihnin punën e tyre dhe mos ngatërroheshin me të.

Të lidhura

None found

Fëmija zgjoi Mistlerin, e cila më pas u kthye dhe dyshohet se e shkelmoi fëmijën. Në një moment tjetër gjatë fluturimit, një dëshmitar tha se nëna e ka shkundur fëmijën “si një kukull lecke”, thanë autoritetet. Thuhet se Mistler vazhdoi abuzimin e saj ndaj vajzës gjatë gjithë fluturimit.

Mistler u arrestua nga oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit kur avioni u ul më 1 maj. Vajza e saj kishte disa mavijosje, sipas prokurorëve.

“Edhe për standardet e tmerrshme të rasteve të abuzimit të fëmijëve, kjo është tronditëse”, shkruan prokurorët në kallëzimin penal.

“Është gjithashtu hera e dytë në gjashtë muaj që Mistler akuzohet për rrezikimin e fëmijës së saj”.

Mistler në dhjetor dyshohet se mori vajzën e saj me vete, ndërsa ajo grabiti shtëpinë e nënës së saj dhe preu çau gomat e automjetit të saj. Vajza e Mistler ndodhet tek një një familjar, ndërsa nëna akuzohet për dhunë.


Shtuar më 13.05.2024 11:39

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş