Reperi i njohur Noizy, është i pranishëm në Athinë, ku do të performojë në sallën ‘Christmas Theater’ në stadiumin ‘Galatsi’, ku do mbahet takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë.
Noizy ka ndarë video ku u bën thirrje shqiptarëve, të mblidhen sa më shumë për të treguar vlerat e shqiptarëve.
Noziy ka ndarë edhe një video nga avioni teksa shkon në Athinë. Performancë do të ketë edhe nga këngëtarja Era Rusi.
“Sa më shumë shqiptarë të mblidhen sot, aq më mirë për shqipet që jetojnë në Greqi. Duhet të tregojmë se jemi shumë dhe jemi punëtorë. Duam respektin dhe dinjitetin që meritojmë edhe pse jemi në tokë të huaj”, shkruan Noizy.