Prokuroria shqiptare vijon përpjekjet për dokumentimin e e provave ligjore, dy vite pas shkatërrimit të Konsullatës.
Konsullata u godit më 6 mars të vitit 2022, vetëm disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Vitin e kaluar kërkesa u bë nga MEPJ në prokurorinë e përgjithshme për nisje të hetimeve, kurse shefi i akuzës shqiptare Olsian Cela disa ditë më parë i ka dërguar homologut të tij ukrainas Andriy Kostin, një kërkesë për t’u përditësuar në lidhje ecurinë e hetimeve të kërkuara nga pala shqiptare.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela thotë: Kjo kërkesë vjen në vijim të referimit nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtëme. Kërkojmë informacion mbi ecurinë e procedimit datë 9.11.2022 të rregjistruar në zyrën e Prokurorisë Publike të Rajonit Kharkiv, lidhur me ngjarjen e datës 6 Mars 2022 ku Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë njëkohësisht banesa e Konsullit të Nderit Z. Shahkin Omarov, ka qenë objekt i sulmeve të forcave ruse me pasojë shkatërrimin e tyre.
Kërkesa e Shqipërisë e para e këtij lloji, vjen pas qëndrimeve të forta pro Ukrainës nga vendi ynë si pjesëmarrës në Këshillinin e Sigurimit të OKB, nga ku u prodhua një përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus në Këshill, ku ishte i ftuar të fliste presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky./albeu.com