“Një arbëresh më tha presidenti im”, Begaj rrëfen vizitën në Kalabri: Shqipëria ka përgjegjësi t’i qëndrojë pranë çdo shqiptari

Presidenti Bajram Begaj ka folur për vizitën e tij në jugun e Italisë, ku ka zhvilluar takime me komunitetin arbëresh.

Begaj tha se është emocionuar shumë nga takimet, duke shtuar se Shqipëria ka përgjegjësi për çdo shqiptar, kudo ai jeton.

Sipas tij, shteti shqiptar duhet të qëndrojë pranë kombasve të vet.

“Kam marrë emocione të shumta nga takimet me arbëreshët dhe përgjegjësia është e madhe. Që në marrjen e detyrës si president, ishte edhe vëmendja që duhet të kisha për bashkëatdhetarët dhe të ndaja me ta shqetësimet. Shqetësimet e tyre duhet t’i ndaja. Çdo shqiptar kudo jeton duhet ta ndjejë mbështetjen e shtetit. Vizita në Kalibri kanë bërë edhe presidentë shqiptarë më herët, është përgjegjësi Kushtetuese. Unë u nderova me titullin “Qytetar nderi” dhe mund të them se ky titull është vlerësim, por gjithashtu edhe përgjegjësi.

Komuna Palagorio që më dha titullin ka arbëreshë të shumtë, që ruajnë me krenari ndjesinë kombëtare shqiptare. E gjitha kjo është një mesazh sesi të ruajmë gjuhën dhe traditat tona. Arbëreshat asnjeherë nuk harruan atdheun e tyre. Është emocionuese që në Arbëri ka të rritur dhe fëmijë që flasin shqip, këndojnë e vallëzojnë shqip. Në shumë vende në diasporë janë hapur kurse për mësimin e shqipes. Një arbëresh më tha që erdhi presidenti im dhe ishte prekëse. Gjithë komuniteti arbëresh ka shumë rëndësi për Shqipërinë”, tha Presidenti Begaj në “Kjo javë”./albeu.com


Shtuar 11.05.2024 17:40