Çmimi i ulët i trangullit dhe domates është kthyer në shqetësim për fermerët në Suk të Fierit.
Sipas tyre kjo situatë i ka vënë në vështirësi ekonomike pasi çmimi i ulët nuk arrin të mbulojë dot as kostot e shpenzimeve të mëdha.
Sipas tyre aktualisht domatja po shitet me 40 lekë për kg ndërkohë që në vende të tjera shitet nga 80- 100 lekë
“Kam investuar 5 dylym sera, dhe kur vjen momenti derdhim djersën dhe nuk na vlerësohet. Po e shes nën kosto.”
“Kjo është një tallje që e merr produktin tonë dhe më vonë të nesërmen ti se gjej me produktin tënd, sepse ka ik për eksport dhe nuk ka ikur me çmimin që na i kanë marrë ne.”
Sipas prodhuesve kjo është lojë e përsëritur e grumbulluesve dhe këmbëngulin se në këtë situatë ndërhyrja e ministrive të linjës .
“Shteti politikat na i bën të bukura, nisin dy veta dhe nuk vijnë të na takojnë neve. nuk mund të pasurohen ata që rrinë nëpër hije. duam një mbështetje që mos ta braktisim Shqipërinë.”
Në zonë ka edhe fermerë që kanë lënë emigrimin për të investuar në bujqësi, por mungesa e vëmendjes nga shteti dhe problemet me të cilat po përballen i kanë demoralizuar.