“Mbajti burrin të vdekur në shtëpi, shante fqinjët kur i trokisnin”, detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë në lagjen 1 Maji të Vlorës, ku bashkëshorti i vdekur u mbajt disa ditë në banesë nga gruaja e tij, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se Valentina Prenga ka mbajtur të vdekur në banesë burrin e saj Llazar Prenga, ndërkohë që mëngjesin e sotëm kur Policia kishte shkuar në banesën e saj, ajo nuk ua kishte hapur derën. Ndërkohë është dashur ndërhyrja me forcë e Policisë, që të konstatohej trupi i pajetë i kryefamiljarit.

Të lidhura

None found

Fillimisht kanë qenë fqinjët ata që kanë shkuar pranë banesës, pasi kanë konstatuar se Llazar Prenga kishte ditë që nuk dilte, ndërsa janë përballur me Valentinën e cila i ka share dhe iu ka bërtitur që të largoheshin.

Më pas ata kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila ka shkuar në banesë, dhe pas rezistencës për të hapur derën, e kanë shqyer atë dhe e kanë gjetur Llazar Prengën të vdekur, dhe të mbuluar me jorgan.

Valentina Prenga është shoqëruar për në Polici ku dhe do të merret në pyetje nga ana e hetuesve, ndërsa nuk dihet nëse çifti ka pasur apo jo fëmijë.

Nuk dihet ende nëse vdekja e Llazar Prengës ka qenë natyrale, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë janë duke vijuar nga ana e grupit hetimor që ka mbërritur pranë banesës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.03.2021, rreth orës 11:15, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi Ll. P., 74 vjeç. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar më 19.03.2021 12:58

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber