“Si të lë burri të dalësh lakuriq”, Chiara Ferragni nuk ia përton ndjekësve

Foto e fundit e postuar nga Chiara Ferragni ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet. Në foto blogerja shfaqet lakuriq, me barkun e rrumbullakosur, teksa mbulon gjoksin me duar.

Foto shkaktoi komente të shumta negative nga ndjekësit që e pyesnin Chiarën sesi e lë burri të dalë lakuriq.

Blogerja nuk ngurroi dhe i ktheu përgjigje me disa video ku tregonte se burri nuk i vendos kufij dhe kështu duhet të bëjnë të gjithë.

“Nuk e kuptoj si ka mundësi që shumica e komenteve negative janë nga gra. Dua t’ju sqaroj se burri im nuk vendos për gjërat e mia. Kam zgjedhur një njeri që nuk më vendos kufij për asgjë. Kështu duhet të bëni edhe ju. Jemi në vitin 2021-in dhe gratë akoma nuk ja dinë vlerat vetes dhe kanë paragjykime kaq të mëdha”, tha Chiara.

Pas saj dhe Fedez postoi një foto i zhveshur duke e imituar.

Shtuar 19.03.2021 12:03