Plumbat erdhën nga Audi i zi, dalin pamjet e plagosjes në Tiranë (VIDEO)

Detaje të reja zbardhen nga plagosja me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-porcelanit në Tiranë.

Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur është shtetasi Ergin Gjoni, i cili ka marrë plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që dy vëllezërit që kanë kryer krimin janë Klajdi dhe Ramandi Shanaj.

Po ashtu është shpallur në kërkim si i përfshirë në konflikt edhe shtetasi Valter Pershpalaj.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Klajdi Shanaj 33 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Ramandi Shanaj 25 vjeç, pasi gjatë një konflikti kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Ergin Gjoni., 34 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Valter Pershpalaj për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë” i cili ishte palë me personin e plagosur”, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Siç mund të shihet dhe në pamje, gjatë konfliktit është qëlluar me armë të paktën 5 herë, nga një mjet tip audi me ngjyrë të zezë. Dyshohet se fillimisht sherri ka nisur në një lokal, dhe autorët e kanë ndjekur 34-vjeçarin me makinë, duke e qëlluar.
Duke marrë parasysh se është qëlluar 5 herë, fati duket se ka qenë me të riun, të cilin plumbi e ka kapur në këmbë, dhe jo në organe jetike.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar fillimisht policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë.


Shtuar 13.06.2021 09:10