Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Taulant Tushën, se ka hotel në Potam të Himarës, në emër të vëllait.
Berisha ka nxjerrë dokumentat që vërtetojnë pasuritë e vëllezërve Tusha, si dhe ka akuzuar SPAK se po i fsheh këto vjedhje të pafundme, të kryera nga drejtorët e Erion Veliajt.
“Hajnat nuk ngopen kurrë! Taulant Tusha me hotel në Potam të Himarës në emër të vëllait! Shikoni foton dhe lexoni dokumentat. Vjedhje të pafundme. Krimet që fsheh Skrapi i partisë!”, shkruan Berisha në Facebook.