Operacioni “Tempulli 3”/ Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg 20 të ndaluarit

Gjykata e Tiranës, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”, ka lënë në masën e arrestit me burg 20 të ndaluarit. Mësohet se grupi, sipas hetimeve të policisë dhe Prokurorisë, ka rezultuar se shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ndërsa, në kërkim deri më tani janë shpallur 10 persona të tjerë.

Këta persona, shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në lokalet e natës, afër shkollave si dhe zona të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Agjentët sekuestruan 3.5 kg kokainë, 50 doza heroine ,100 doza kanabis, 27 telefona celular si dhe 5 automjete.