Policia ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin pasditen e së premtes, me një viktimë në Durrës.
Mësohet se ai u arrestua në banesën e tij, pas negocimit me familjarët.
17-vjeçari pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes dhe qendroi i fshehur. Ndërkohë, këtë të shtunë shkoi në banesë dhe policia e arrestoi.
Kujtojmë që pasditen e së premtes, 17-vjeçari teksa drejtonte makinën me shpejtësi të lartë humbi kontrollin, duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.
Gjatë devijimit, automjeti fillimisht aksidentoi për vdekje një biciklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.