Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Pollagorios

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një sërë takimesh me komunitetet arbëreshe në Kalabri ku po zhvillon një tur dy ditor, me ftesë të Institutit për Komunitetin Arbëresh.

Gazetarja Nisida Tufa, raporton se kreu i shtetit, ka marrë titullin “Qytetar nderi” i qytetit të Pollagorios.

Ajo theksoi se ishte bukur, teksa takon arbëreshë që kanë ruajtur gjuhën.

Aktivitetet e shumta po mbahen në nder të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit arbëresh Anselmo Lorecchio.



Shtuar 3.05.2024 14:42