Përmbyset furgoni afër Farkës, raportohet për dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në Unazën Lindore në Tiranë. Një furgon mallrash është përplasur me një makinë.

Shkak i aksidenti dyshohet të jetë bërë prezenca e vajit në rrugë. Furgoni është kthyer përmbys në autostradë.

Dy persona raportohet se janë lënduar.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen plote te ngjarjes.

/albeu.com


Shtuar 3.05.2024 11:42