Zyrtare / Shkarkuan Shpëtim Duron, Struga nuk vonon dhe ul në pankinë trajnerin e ri

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i Strugës. Diçka e tillë u komunikua para disa orësh nga vetë klubi shqiptar që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Struga nuk ka vonuar, teksa ka vendosur për pasardhësin e tij. Ai që do të marrë frenat e ekipit në dorë për 3 ndeshjet e mbetura të sezonit, do të jetë Meriton Gega.

Ky i fundit e njeh mjaft mirë ambientin dhe skuadrën, pasi ka qenë ndihmës i Shpëtim Duros.

Megjithatë, do të ketë një detyrë mjaft të vështirë në këto 3 javë të mbetura, pasi lufta për titull është e ashpër.

Struga ndodhet në vendin e 3-të me 58 pikë, po aq sa Shkupi i vendit të 2-të dhe Shkëndija kryesuese.


Shtuar 2.05.2024 16:18