Me çeljen e negociatave, Shqipëria ka marrë dhe angazhime të forta lidhur me mjedisin. Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se po përgatitet një ligj që do të përcaktojë dhe përgjegjësitë
“Jemi në një fazë të re dhe këtë duhet ta kuptojnë shumë mirë të gjithë kompanitë shqiptare ku Shqipëria pasi ka kaluar me sukses porcesin e skanimit të BE me celjen e negociatave ka marrë edhe angazhime të forta lidhur me mjedisin, përgjegjësinë kombëtare e institucionale e individuale në respektimin mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.
Dhe ligjet për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit dhe menaxhimit të integruar të mbetjeve janë shëmbëlltyrë e fazës së re. Ato janë në zhvillim e sipër nga ana e ministrisë e qeverisë e së shpejti do kalojë parlamentit”, tha Rama.
Rama tha se sipërfaqja e mbrojtur e Shqipërisë, është rritur nga 17 % që ishte kur e morëm këtë detyrë në 22 %.