Duket se forcat e Policisë nuk janë akoma të qeta dhe vazhdojnë kontrollet intensive nëpër qytetet e Shqipërisë.
Edhe pse nuk dihet saktësisht se çfarë bëjnë këta efektivë, kur jo më larg se dje një pikë e Kredo.al u grabit në mes të ditës ndërsa forcat ishin në Durrës, sërish kontrollet po marrin jehonë në rrjete sociale.
Këtë herë ata kanë blindur qytetin e Fierit, për kontrollin e makinave luksoze dhe të blinduara.
Efektivët e FNSH dhe të policisë të blinduar me kallashnikovë dhe maska të zeza, të cilët ndalojnë dhe kontrollojnë të gjithë mjetet luksoze, që mund të jenë objekt i operacionit “Forca e Ligjit”, dhe që për rrjedhojë mund të shërbejnë për të shkuar te pasuritë e kokave të krimit.
Ditën e sotme, janë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Fierit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës” dhe në dalje të qytetit, në aksin Fier-Vlorë.