Elgit Doda rrëfen momentin e vështirë:E kam kompleks të dal para publikut

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e ‘Cherry on Top’ nga Bora Zemani, ishte këngëtari i mirënjohur Elgit Doda.

Ai ka rrëfyer fillimet e karrierës së tij teksa shprehet se e ka patur të vështirë daljen në publik.

Ndërsa tregon se dy artistë të tjerë, njëkohësisht edhe miq të tij, Alban Skënderaj dhe Romeo Veshaj e kanë mbështetur në këtë drejtim.

“Ka qenë një moment i vështirë në jetën tonë, një tip frike të dal dhe të përballem me publikun. Më pëlqen komoditeti të rrija prapa skenave. Te koncerti i parë mora Alban Skënderajn për suport dhe Romeon. Më 5 tetor bëra koncertin e parë, kur Donaldi hyri në Big Brother. Unë marr edhe Romeon dhe Albanin, Albani këndoi dy këndët që kishim bashkë, Romeo më jepte zemër nga prapaskenat.

Ai tregon se një nga këngët e tij ’Ku je’ është një këngë që i dedikohet bashkëshortes së tij Klea Hutës. “I dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean. Kënga ishte e krijuar më përpara, dhe teksti iu vë më mbrapa.”


Shtuar 26.04.2024 23:54