Nis protesta para bashkisë, kërkohet dorëheqja e Veliajt! Protestuesit qëllojnë godinën me vezë

Ka nisur protesta qytetare përballë Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt.

Protestuesit kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së bashkisë.

Organizatorja Adriana Kalaja konfirmoi se protesta ka leje deri në orën 20:00.

Ajo tha se sot do rrinë më gjatë dhe do të kërkojnë largimin e Veliajt.

Kalaja theksoi se protesta nuk do ndalet deri në arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës.

/albeu.com

 


Shtuar 26.04.2024 11:22