Mediat gjermane: Werder Bremen e kërkon Albion Rrahmanin

Pas Aston Villas dhe Benficas, është klubi i madh gjermane, Werder Bremen që është i interesuar për sulmuesin kosovar të Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani.

Sipas portali gjerman “Liga Insider”, klubi gjerman tashmë është hedhur në sulm për yllin e Kombëtares së Kosovës.

Rrahmani i njohur me nofkën ‘Lewandowski’ i Kosovës, është duke bërë një sezon të madh në Rumani.

Ish-sulmuesi i Ballkanit, ka shënuar 18 gola në 20 ndeshjet e këtij sezoni në Rumani.

Skautët e Werder Bremenit thuhet se e kanë monitoruar lojtarin në ndeshjen e tij të fundit në stadium për të parë nga afër formën e sulmuesit të Dardanëve.

“SV Werder Bremen duket se e ka gjetur atë që kërkon në Rumani. Në kërkim të një sulmuesi të ri, Albion Rrahmani nga FC Rapid Bukuresht konsiderohet kandidat për ekipin gjerman”, shkruan mediumi gjerman.

Negociatat mes dy klubeve pritet të nisin shumë shpejtë.


Shtuar 23.04.2024 17:10