Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takim me homologun spanjoll, bashkëpunim në hetimet e përbashkëta dhe ato financiare

Ditën e premte u zhvillua në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme një takim mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz.

Takimi u fokusua në ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, që u vlerësua pozitivisht, si dhe nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tij në kuadër të hetimeve të përbashkëta, hetimeve financiare dhe ekzekutimit të shpejtë të letërporosive përmes kontakteve të drejtpërdrejta.

Të lidhura

None found

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Alvaro Zenedo Zalba.