Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka nisur turin e vizitave në Paris të Francës.
Takimet në Paris, kryeministri Edi Rama, i nisi me Unionin e Sipërmarrësve të Francës.
Kreu i qeverisë shqiptare, zhvilloi një bisedë me Unionin e Sipërmarrësve të Francës, ndërsa publikoi në rrjetet sociale pamjet nga ky takim.
Në këtë takim, Rama shoqërohej nga ministrat, Mirela Kumbaro, Blendi Gonxhe e Arbjan Mazniku.
“Mëngjesi në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës”.
Më tej, Rama pritet të ketë një takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron.