Xavi nuk e fshehu kënaqësinë e tij pas ndeshjes, ku Barcelona arriti ta mposht PSG-në si mysafir me rezultat 3-2.
Barcelona kishte epërsinë në pjesën e parë, por pësoi dy herë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa tregoi karakter dhe shënoi dy herë për të marr fitoren e aktin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
“Është një moment për të qenë krenarë, një fitore e madhe kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Por ne jemi në gjysmë të rrugës, do të jetë shumë e vështirë në Barcelonë”.
“Unë jam tifoz i Barcelonës dhe jam krenar, por nuk ka mbaruar”.
“Kemi pasur disa ditë për të punuar dhe skuadra ka bërë një lojë të shkëlqyer si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Është një ndeshje për të qenë krenarë. Nëse jemi më afër gjysmëfinales? Favorit është ende Parisi”.
“Mendoj se e kemi ndalur shumë mirë PSG-në, jo vetëm Mbappen. Puna në mbrojtje ka bërë diferencën”, ka thënë Xavi.
Pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese, kësaj radhe në Barcelonë. /Telegrafi/