Nën efektin e alkoolit e drogës dhe pa patentë, 17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete

Policia Rrugore ka publikuar raportin një javor sa i përket masave të marra ndaj drejtuesve të mjeteve. Sipas policisë gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 17 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet, pa patentë, apo nën efektin e drogës apo alkoolit. Po ashtu janë gjobitur 13,302 shoferë si dhe janë bllokuar 40 makina.

Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):

17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:

  • 8 të dehur në timon
  • 3 pa leje drejtimi
  • 1 nën ndikim narkotikësh
  • 1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi
  • 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit
  • 2 për korupsion aktiv
  • 1 për trafikim mjetesh

Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

  • 152 për xhama të zinj
  • 522 për tejkalim shpejtësie
  • 404 për parakalim të gabuar
  • 523 për përdorim celulari gjatë drejtimit
  • 812 për mosvendosje të rripit të sigurimit
  • 516 për mosvendosje të kaskës
  • 908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
  • 35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”
  • 96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve
  • 8495 për qëndrim të gabuar
  • 839 për masa të tjera

48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

  • 7 me targa të huaja për verifikim
  • 34 për detyrime të palikuiduara
  • 1 për mungesë dokumentacioni
  • 12 të spostuara me mjet ngritëse

Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar dhe të kujdesshëm!


Shtuar 7.04.2024 11:50