Një ambulancë në Angli, ka shpërthyer pak minuta pasi mjekët lanë në shtëpi një paciente 91-vjeçare. David dhe Marilyn Brinklow, po shijonin çajin e tyre rreth orës 13:45 më 14 Mars në shtëpinë e tyre, në fshatin Burton kur dëgjuan një shpërthim të fortë.
Fqinji i tyre kishte mbërritur me ambulancë. Në pamjet shihen dy ndihmës-mjekë duke mbajtur gruan, ndërsa një kalimtar i shqetësuar i informon për tymin që po dilte nga motori i ambulancës, duke shpërthyer më pas.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë zjarrin para se të përhapej.
Sado e pabesueshme që mund të tingëllojë, askush nuk u lëndua nga shpërthimi i ambulancës, i cili shkaktoi dëme të mëdha në shtëpinë e çiftit.
“Ishte si një skenë nga një film hollivudian. Ambulanca u shkatërrua e gjitha”, tha 74-vjeçarja Marilyn.