Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ka lënë në burg kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
GJKKO vendosi të ndryshojë masën vetëm për juristin, Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK Drejtoria Vendore Vlorë, ku nga “arrest në shtëpi”, u vendos të lihet në masën “detyrim paraqitje”.
Ai ra në prangat e policisë me urdhër të SPAK më 23 mars, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona.
Bashkë me Goron janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë lënë në “arrest shtëpie”.