Biden revokon dekretin e Trump që ndalonte përdorimin e TikTok dhe WeChat

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden , me një dekret ekzekutiv të nënshkruar sot, revokoi dekretet e Donald Trump që ndalonin shkarkimin e aplikacioneve ËeChat dhe TikTok.

Në të njëjtën kohë, Biden i bëri thirrje Ministrisë së Tregtisë të rishikojë nëse këto aplikime paraqesin një kërcënim për sigurinë e vendit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Qeveria e mëparshme u përpoq të ndalonte shkarkimin e këtyre aplikacioneve nga përdoruesit e rinj. TikTok dhe ËeChat, të cilat janë në pronësi të Kinës, theksuan se dekreti i Trump do të bllokonte në mënyrë efektive përdorimin e tyre në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, dekretet nuk u zbatuan kurrë, pasi ato u rrëzuan nga gjykatat.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte duke u zhvilluar një hetim nëse TikTok përbënte një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA./albeu.com