Shqipëria është gati për ndeshjen e parë të këtij viti, ku do të përballet me Kilin në “Ennio Tardini” të Parmës, për herë të parë në histori.
Sylvinho ka zgjedhur titullarët e sotëm, ku ka edhe disa befasi në formacionin startues.
Thomas Strakosha mes shtyllave, teksa qendra e mbrojtjes formohet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj, me 25-vjeçarin që rimerr vendin e Ismajlit.
Nga krahët Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj, që po ashtu ishin startues në këto eliminatore.
Mesfusha është e njëjta me atë të eliminatoreve. Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani. Disa metra më lart Nedim Bajrami.
Në sulm rikthehet titullar Rey Manaj pas një kohe të gjatë dhe do të mbështetet nga Jasir Asani dhe Taulant Seferi nga krahët.
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Manaj.
Kili: Bravo, Suazo, Isla, Diaz, Lichnovsky, Davila, Sanchez, Nunez, Echeverria, Osario, Vargas