Supersfida me Tottenham, Armando Broja ngre dilema te trajneri portugez

Fulham luan ndeshjen e radhës përballë Tottenham, të shtunën(16 mars) ora 18:30. Kjo ndeshje vlen për javën e 29-të të Premier League dhe Armando Broja është një nga pikëpyetjet e stafit të Fulham.

Trajneri portugez Marco Silva nuk e ka preferuar Brojën titullar, megjithatë sinjale ndryshimi mund të vijnë nga ndeshja e fundit.

Sulmuesi 22-vjeçar asistoi në takimin e fundit, ku mori 10 minuta në humbjen 2 me 1 ndaj Ëolves.

Dilemat ekzistojnë, ndërsa Broja pret më shumë minuta për të treguar veten. Kujtojmë se sulmuesi shqiptar është në huazim nga klubi i Chelseat, që zotëron të drejtën e kartonit.


Shtuar 14.03.2024 19:09