Tiranë/ U kap me një sasi fara kanabis, arrestohet 17-vjeçari

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 17-vjeçar, pasi u kap me një sasi farash kanabisi. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se të riut iu gjetën 4000 fara kanabis.

Sakaq, janë sekuestruar sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi, (4000 fara), vihet në pranga poseduesi i tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, u finalizua me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Furnizuesi”. Sekuestrohen sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi, (4000 fara), vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për një shtetas i cili transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Furnizuesi”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi farash të dyshuara narkotike kanabis (4000 fara). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 13.03.2024 09:56