Finalja e sezonit, Tirana rikthehet në “Air Albania”

Tirana do të rikthehet në “Air Albania”. Klubi bardheblu ka marrë vendimin përfundimtar në dakordësi me Federatën Shqiptare të Futbollit. Faza finale e sezonit i sheh kryeqytetasit jashtë Final Four dhe kërkojnë me çdo kusht të bëhen pjesë e 4 më të mirëve.

E rradhës që hap fazën e 4-të është derbi me Dinamon dhe do të luhet në impiantin modern të kryeqytetit. Pas 2 barazimeve në Elbasan Arena me Laçin dhe Egnatian, Tirana vendos të kthehet në kryeqytet pas shtegtimit jashtë saj.

Ndeshja do të luhet të dielën në orën 17:00 dhe fitorja është kusht për të besuarit e Erbim Fagut të cilët duan të rikthehen te 3 pikët pas 5 javëve shterpë. /newsport.al/


Shtuar 13.03.2024 10:01