Ish-fituesi i Premier Ligës me Man United merr drejtimin e Watfordit

Ish-lojtari i njohur i Manchester United, Tom Cleverley, është emëruar si trajner i përkohshëm në krye të Watfordit duke zëvendësuar të larguarin Valerien Ismael në ‘Vicarage Road’.

Pas humbjes ndaj Coventryt të shtunën me rezultat 2-1, drejtuesit e klubit u detyruan të bëjnë një ndryshim, duke marrë parasysh se Ëatfordi momentalisht gjendet në pozitën e 13-të në Championship.

Të lidhura

None found

Ata tashmë kanë siguruar shërbimet e ish-mesfushorit të ‘Djajve të Kuq’, i cili fitoi Ligën Premier në ‘Old Trafford’ gjatë vitit 2013.

Cleverley nuk është i panjohur për tifozët e Watfordit pasi ka luajtur atje për tri sezone para se të pensionohej verën e kaluar.

Fillimisht ai ishte në krye të grupmoshave U18 të Watfordit, ndërsa tani i është dhënë përgjegjësia që të drejtojë ekipin e parë.

“Tom Cleverley do të marrë pozitën e trajnerit të përkohshëm në ‘Vicarage Road’. Kjo vjen pasi Watford FC shkëputi kontratën e Valerien Ismael pas humbjes ndaj Coventry City.’The Hornets’ duan të falënderojnë Valerien dhe stafin e tij për dedikimin dhe përkushtimin. Sidoqoftë, bordi i klubit e konsideroi kohën e duhur që të bëjë një ndryshim për të përmirësuar rezultatet”, thuhej në njoftimin zyrtar të Watfordit.

Watfordi nuk ka një historik të mirë sa i përket rezultateve të trajnerëve, pasi Cleverley tashmë është bërë trajneri i tyre i 11-të që prej vitit 2020./Telegrafi/


Shtuar më 10.03.2024 11:03

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber