8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, historia dhe domethënia

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën, madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare.

Në Shqipëri “Dita Ndërkombëtare e Gruas” është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët, bashkëshortët, miqtë në shenjë mirënjohje dhe respekti.

Fillimisht, 8 marsi u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës! Ndërsa shumë njerëz e mendojnë si një çështje feministë, rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore.

Dita Ndërkombëtare e Grave nisi nga lëvizja e punës për t’u bërë një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara. Gjithçka nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën e Parë Kombëtare të Gruas, një vit më vonë. Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare erdhi nga një grua e quajtur Clara Zetkin. Ajo sugjeroi idenë në vitin 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë.

Kishte 100 gra, nga 17 vende, dhe ata ranë dakord për sugjerimin e saj njëzëri. Ajo u festua për herë të parë në 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Njëqindvjetori u festua në vitin 2011, kështu që këtë vit ne po festojmë teknikisht 109-të Ditën Ndërkombëtare të Grave.


Shtuar 8.03.2024 11:58