Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë u regjistrua në një shkollë në Gjirokastër, ku një nxënës është qëlluar me thikë nga një nxënëse.
Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, kur nxënësi A.T 15-vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13 vjeҫare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare “KOTO HOXHI” në Gjirokastër.
Lidhur me këtë ngjarje, ka folur edhe një dëshmitare, ku ka treguar i kanë dhënë ndihmën e parë të riut që ishte lënduar.
“As nuk e pashë fare, as kush ishte djali, pashë një gocë, çfarë ke që qan, është çarë ky djali me thikë, u çorientuam, kur pashë djalin që doli gjaku, ku je i thashë, nga Tepelena jam tha, mbante barkun me dorë, gjaku vu, i dhamë ndidhmën e parë, lajmëruam policinë, e mori ambulanca, këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, ata janë fëmijë, por prindi duhet të ketë kujdes”, tha gruaja.