Ditën e sotme, përurohet sot baza e re e NATO-s, në Kuçovë. Siç shihet nga pamjet, baza vjen me një infrastrukturë të re.
Në këtë bazë ajrore taktike të NATO-s, janë instaluar stacioni i kontrollit tokësor për dronët e njohur si Blloku Taktik 2.
Baza pritet të inaugurohet sot me praninë e përfaqësuesve të NATO-s dhe autoriteteve shqiptare.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.