“Jam i tronditur thellë. Nuk e di se si erdha në këtë pikë.”. Kështu ka deklaruar nga salla e gjyqit Mexhit Picari, autor i dyshuar për vrasjen e Kudret Saliajt.
Picari vrau me armë zjarri më 4 qershor dhëndrrin, pas procesit të divorcit që viktima kishte nisur me vajzën e tij. Para se gjykata të caktonte ndaj tij masën ‘arrest me burg’, ish-gardiani u shfaq i penduar para togave të zeza. Mes të tjerash Picari tha se vajza e tij nuk kishte lidhje me vrasjen e Saliajt.
“Vajza ime nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Në një moment të dytë do të flas për këtë ngjarje.”, tha Picari.