Mjekja këshillon pacientët që marrin vaksinën: Dy shenjat që s’duhet t’i neglizhoni

AstraZeneca është rekomanduar sërish nga Agjencia Evropiane e Barnave si një vaksinë efektive dhe e sigurt.

Rastet e mpiksjes së gjakut dhe të trombozave, janë verifikuar si shumë të rralla në krahasim me 20 milionë individët e vaksinuar.

Ornela Ademi, i cila është drejtuese pranë  Agjencisë Evropiane të Barnave thotë se evidencat shkencore kanë zbuluar se përfitimet e AstraZeneca janë më të larta se pasojat që mund të shkaktojë njektimi i saj.

“Jo, nuk mund të them se ka agrumet shkencor që nuk ka efekte anësore, sepse barnat kanë efekte anësore, ashtu dhe kjo ka efekte anësore. Ka të dhëna shkencore se tejkalohen benefitet (përfitimet) në krahasim me risqet. Nuk ka evidenca se kjo ka një lidhje me mpiksjen e gjakut” , tha ajo.

Ajo i tha Euronews Albania se rastet e dyshuara për mpiksje gjaku janë nën hetim, por për momentin përfitimet e kësaj vaksine janë në një shkallë pozitive.

“Këto raste janë duke u hetuar dhe do hetohen kudo. Kjo punë do të hetohet dhe një vendim përfundimtar do të arrihet më vonë dhe për momentin benefitet (përfitimit) janë shumë më të mëdha”, tha ajo.

Mjekja përcolli një këshillë për pacientët që e marrin vaksinën kundër Covid-19, ndërsa listoi dy shenjat kryesore, të cilat sipas saj nuk duhet të nënvlerësohen për asnjë arsye.

“Jemi në një periudhë pandemie dhe shumë persona po vdesin si pasojë e infektimeve nga Covid-19. Të jenë të ndërgjegjshëm, që pasi të marrin vaksinën dhe nga 3-14 ditë pasi të kenë marrë vaksinën në qoftë se përjetojnë efekte si dhimbje të vazhdueshme koke apo dhimbje të stomakut, atëherë është shumë e rëndësishme që të komunikojnë me mjekun dhe për të zbuluar arsyen pse ka ndodhur kjo gjë, dhe nëse kjo ka ndodhur për shkak të vaksinës”, tha ajo.


Shtuar 18.03.2021 20:45