Roma nuk fal, mposht sërish Shakhtar Donetsk dhe siguron kualifikimin (VIDEO)

Në një Itali ku eliminimet janë kthyer të modës në Kupat e Europës, është Roma ajo që vazhdon më tej dhe fiton edhe në Ukrainë, ashtu si bëri në “Olimpico” përpara një jave.

Skuadra e drejtuar nga Fonseca shënoi dy gola ndaj Shakhtar Donetsk me Borja Mayoral dhe më pas menaxhoi gjithçka duke qenë se kishte fituar 3-0 në Itali.

 

Në mes, goli i vetëm i ekipit ukrainas me Moraes. Për verdhekuqtë ka qenë një lojë fëmijësh dhe tani do të presin nga shorti i ditës së nesërme se cili kundërshtar do të jetë pengesa e radhës.


Shtuar 18.03.2021 20:56