Videot në TikTok, KLGJ pezullon nga detyra Enkeleda Kapedanin

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, pas publikimit të videove në TikTok.

Pas publikimit të videove ku ajo shihej të bënte veprime jashtë kodit të etikës në ambientet e Gjykastës, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e Kapedanit.

Kreu i ILD, Artur Metani tha se, ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet.

“Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit”, tha Metani.

Gjyqtarja Kapedani ka pretenduar se videot që janë publikuar në TikTok nuk janë bërë në orarin e saj të punës, dhe diskretitimi i saj është bërë për shkak të çështjeve të nxehta që ka pasur në dorë.

Ajo tha se ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Elbasanit, ndërsa i kërkoi KLGJ-së mos-shkarkimin e saj, pasi siç edhe ajo pretendon veshja dhe muzika nuk kanë ndikim në punën e saj./albeu.com

 


Shtuar 7.06.2021 16:05