Mourinho josh Belottin, sulmuesi dakord për kalimin në Romë

Jose Mourinho duket se po jep efektet e para te Roma, teksa së fundmi Andrea Belotti është bindur për të luajtur me verdhekuqtë. Sulmuesi në dijeni të inreresit nga Roma, nuk po pranon të rinovojë kontratën me Torinon e cila i skadon në vitin 2022.

Në këtë formë, klubi kryeqytetas ka marrë sinjalet e duhura dhe pavarësisht se Torino kërkon 30 milionë euro, tratativa mund të mbyllet për 25 milionë euro.

Sepse, pikërisht dëshira e Belottit për të ndryshuar ambient, lëviz edhe të gjithë dinamikën e negociatave e në këtë formë, torinezët janë të detyruar të lëshojnë në pretendimet e tyre, për të mos e humbur më pas futbollistin me parametër zero.


Shtuar 7.06.2021 15:25