I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici

Autoritetet turke, kanë arritur të vënë në pranga shtetasin Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në Maj të vitit 2021.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë, emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Lici ishte në shënjestër të grupit të Bajrave për t’u ekzekutuar sipas dosjes Metamorfoza.

Ndërsa Endri Mustafa, njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër.

Në familjet Lici dhe Bilali, janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht të vitit 2018, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.

Policia turke ka rënë në gjurmët e tij, duke ndjekur një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.


Shtuar 15.02.2024 08:21