Tronditet Shkodra, vëllai vret motrën

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se vëllai ka vrarë  motrën e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘Ndoc Mazi’ në lagjen ‘3 heronjtë’ në Shkodër.

Mësohet se viktima është Diana Vuka, ndërsa në pranga është vënë vëllai i tij, Fabian Vuka.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e detajeve të situatës tronditëse.


Shtuar 6.06.2021 23:07