E vranë në derë të shtëpisë, si ndodhi atentati ndaj Memës

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Gramoz Memajt, i cili u qëllua për vdekje pranë banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, ku Mema është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rreethaneve të plota të ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur punën për kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.


Shtuar 6.06.2021 22:54