Një aksident i dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, një grua e paidentifikuar ende ka mbetur e plagosur.
Mësohet se gruaja është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.06.2021, rreth orës 20:40, në Kamzë, mjeti me drejtues M. V., është përplasur me mjetin me drejtues A. C. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin me drejtues A. C, shtetësja Sh. M., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.