“Mosdjegia e flamurit të ‘Vorio Epirit’ është vepër penale”, Ardit Bido: Një beze që përfaqëson vrasjen e shqiptarëve

Drejtori i Arkiva, njëherësh pedagogu Ardit Bido, ka reaguar lidhur me rastin e ndodhur sot para SPAK teksa jepej pretenca për Fredi Belerin.

Sipas Bidos, shoqërimi në polici i të riut që mbante në dorë flamurin e ashtëquajtur të Vorio Epirit që tentoi ta digjte, është absurd.

Të lidhura

None found

“Mosdjegia e flamurit të “Vorio Epirit” është vepër penale! Pamë sot një rast absurd ku një i ri u shoqërua në polici pse tentoi të digjte një copë beze që përfaqëson vrasjen e shqiptarëve dhe cënimin e integritetit territorial të Shqipërisë. Është e njëjta gjë si të shihnim dikënd të tentonte të digjte flamurin nazist dhe të shoqërohej në polici për veprime të mëtejshme proceduriale.

As e njoh atë djal nga afër dhe as besoj te simbolikat e djegieve. Mirëpo, të shoqërohesh për tentativën e djegies së një beze urrejtjeje është absurditet në një vend ku bezën e urrejtjes e mbajnë pa të keq kandidatë politikë dhe nuk u hyn gjembi në këmbë. Mbajtja e asaj bezeje në zyra është vepër penale. Ngritja e thirrja në emër të tij është vepër penale. Mosdjegia e atij flamuri është vepër penale!”, shkruan ai në Facebook.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş