Kjo është fotoja me të cilën Altin Çoku shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.
Çoku pasi e ka shantazhuar të renë, e cila ishte e martuar në Kosovë, por prindërit i kishte në Kamëz, e ka publikuar foton në rrjetet sociale, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.
Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes të telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa kanë arrestuar 39-vjeçarin për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Nga ana tjetër, Çoku pretendon se foton në Tik Tok ia ka shpërndarë një shok.
Altin Çoku: “Cuca huj është nda me burrin dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten”.
Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?
Altin Çoku: “Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…”./albeu.com