VIDEO / Leonardo Bonucci u zu me trajnerin kundërshtar në tunel në përballjen Fenerbahce – Alanyaspor

Mediat turke pretendojnë se në tunel ka shpërthyer një sherr mes mbrojtësit të italian, Leonardo Bonucci, i cili luante për Fenerbahcen, dhe trajnerit të Alanyaspor, Metin Atkas.

Incidenti ndodhi në pjesën e parë gjatë ndeshjes së Superligës Turke midis Fenerbahçes dhe Alanyasporit, sipas gazetarit Yagiz Sabuncoglu për Sports Digitale.

Bonucci ishte vetëm pjesë e zëvendësuesve dhe jo në 11-shen startuese, por mësohet se ai debatoi me trajnerin kundërshtar, duke pretenduar se lojtarët e ti po rrëzohen lehtë.

Alanyaspor po kryesonte 1-0 jashtë fushe, kështu që Bonucci ishte në shtëpi me Fenerbahçen, ndërsa Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj startuan te mysafirët.

Italiani do të mbush 37 vjeç në maj dhe e kishte nisur sezonin në Union Berlin përpara se të transferohej te Fenerbahce në afatin kalimtar të janarit.

Klubet e tij të mëparshme janë Juventus, Milan, Bari dhe Genoa.

Mbrojtësi ka 121 paraqitje për Italinë dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi trofeun e EURO 2020. /Telegrafi/