VIDEO/ Provokime dhe përplasje mes Eglës dhe Ledjonës, Meritoni hyn t’i ndajë

Ledjona dhe Egla kanë vazhduar të përplasen edhe gjatë mëngjesit të sotëm, duke i hedhur fjalë të rënda njëra-tjetrës.

Aktorja e ka cilësuar Ledjonën si “peshk pa bisht” dhe si “njeri gjynah”, ndërsa gazetarja i është përgjigjur duke i thënë “lus zotin që njerëzve t’ua bëjë jetën, siç e kanë shpirtin”.

Debati mes tyre ka agravuar edhe më tej, sa është dashur ndërhyrja e banorëve, pasi teksa kërcente Ledjona i është afruar Eglës, ndërsa kjo e fundit e ka shtyrë duke i thënë se po i afrohet në hapësirën e saj.

“Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët” – tha Egla.

Pjesë nga debati i tyre:

Egla: Deri dje kam qenë me ilaçe unë, i mbarova. Doktoreshë je ti?

Ledjona: Kur të dalësh jashtë do ta marrësh vesh çfarë jam unë.

Egla: Do që të kesh ndonjë hall të më ndihmosh, se vetëm atëherë aktivizohesh ti. Ti je gjynah. Ti je një peshk pa bisht, që nuk di të notosh.

Ledjona: Më gjynah se ty nuk ka. Pi një kafe pi. Lus zotit që njerëzve t’ua bëj jetën siç e kan shpirtin.

Egla: O grua që mallkon. Nuk të duroj se e ke zërin shumë të bezdisshëm.

Ledjona fillon të kërcejë pranë saj, ndërsa Egla e lëviz me dorë duke i thënë që je në hapësirën time.

Egla: Je në hapësirën time. Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët. (Ndërhyn Meritoni për t’i ndarë)

Ledjona: “Mos më prek me dorë. Nuk duhet të prekesh.”

Egla: Po po kërcejmë, hajde se më ftove në vallëzim. Kur do të kërcesh mbaroje deri në fund, frikacake.

Ledjona: O e dështuar, hipokrite!

 


Shtuar 11.02.2024 14:36