Kryeministri Edi Rama uroi sot presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për rizgjedhjen e tij.
Rama u shpreh se Aliyev është lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara, teksa theksoi se, shumë shpejt do të hapet ambasada shqiptare në Baku.
Të lidhura
None found
“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Aliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara!
Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, u shpreh ai.
Media shtetërore në Azerbajxhan njoftoi sot në mbrëmje se Ilham Aliyev është fitues i zgjedhjeve të parakohshme presidenciale
Pas mbylljes së më shumë se 6 500 qendrave të votimit në vend, media shtetërore e Azerbajxhanit publikoi rezultatet që tregonin se Aliyev mori midis 92,4% dhe 93,9% të votave.
Votimi i sotëm, në të cilin morën pjesë pothuajse 77 përqind e votuesve me të drejtë vote, sipas komisionit zgjedhor, i siguron Aliyev edhe shtatë vite të tjera në krye të Republikës së Kaukazit Jugor të pasur me naftë në Detin Kaspik.
