E trishtë, ndahet nga jeta legjenda e futbollit

Një lajm i trishtë vjen nga bota e futbollit. Legjenda suedeze e futbollit, Kurt Hamrin, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

I ashtëquajturi “Zogu i Vogël”, u bë një nga lojtarët më të njohur në historinë e Suedisë, duke shkuar deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 1958, kur humbën nga Brazili i Pelesë me rezultatin 5-2.

Hamrin gjithashtu, shkroi një emër të madh dhe në futbollin italian, ku u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Fiorentinës me 208 gola, teksa ka luajtur dhe për Juventusin, Padovën, Napolin dhe Milanin.

Me këtë të fundit, ai arriti të fitonte dhe Kupën e Kampionëve (Champions League) në vitin 1969.

Ai prej disa kohësh jetonte në Firence, aty ku vdiq i rrethuar nga familjarët e tij.


Shtuar 4.02.2024 14:37